Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në një takim dy ditor kabinetin qeveritar në Lezhë. Takimi ‘retreat’ do të mbahet nesër dhe pasnesër.
Përveç ministrave, Report Tv mëson se të pranishëm do të jenë edhe sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, si edhe dhe krerët e komisioneve parlamentare.
Fokusi i diskutimeve në këtë takim dy ditor do të jenë objektivat për vitin 2024, si edhe një analizë dhe vlerësim i punës për vitin që lamë pas.
Rama i ka kthyer në një ‘traditë’ takime të tilla me ministrat ku kalon në analizë punën e tyre.