Belinda Balluku paralajmëroi ndëshkime të rrepta për të gjitha ato subjekte që ndotin ujërat larës të lumenjve, liqeneve dhe detit.

Gjatë një konferencë vjetore, në të cilin bëri bilancet e 2023 dhe planet e punës për vitin pasues, Balluku u shpreh se do ngrihet një task forcë për të monitoruar ujërat.

Ajo theksoi se kjo task forcë do të nisë punën menjëherë dhe abuzuesit do marrin ndëshkim maksimal.

“Do kemi aksion për mbrojtjen e ujërave larës. Shumë biznese shkarkojnë mbetej mbi ujërat e larës. Kjo nuk na bën krenar si vend. Ka disa subjekte që shkelin ligjin, dhe në kemi parë nevojë ngritjen e Task Forcës , e cila do të nisë punën menjëherë. Ky akt normativ ka si qëllim, që kur të takohemi në janar të 2025, të kemi 95 % e ujërave larës që të janë të pastër dhe jemi të bindur se do t’ia dalim”, tha ajo.