Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se deri në 2035, Tirana padyshim që do jetë qyteti kryesor në gjithë Ballkanin.
“Tirana do jetë qyteti më i rëndësishëm në Ballkan. Në shumë mënyra tashmë është, kryeqyteti Europian i Rinisë, i Sportit, do jetë vitin tjetër kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Vizioni im për Tiranën është që ky qytet që nisi rrugën i fundit, më i izoluari, më i afërmi, do jetë qyteti ku do rritet më shumë vlera i pronës, do jetë qyteti më i rëndësishëm, për art, kulturë, ekonomi, politikë. Unë them se është çështje kohe derisa të jetë qyteti kryesor në gjithë Ballkanin”, deklaroi Veliaj në Report tv.