Moderatorja, është në bisedime për të qenë prezantuesja e formatit “Ferma VIP”. Formati reality pritet të fillojë transmetimin shumë shpejt në “Vizion Plus”. Duket se ky edicion i parë, do të bëjë bashkë disa nga emrat më të njohur të showbizzit tonë, duke premtuar një spektakël të vërtetë. Në rrjet ka qarkulluar edhe emri i Elvana Gjatës si një nga konkurrentet.
Haludimet kanë nisur nga një postim në rrjetet sociale të producentes Holta Dulaku, e cila ka zgjedhur pikërisht momentin kur vite më parë, Elvana shpallej kampione e “Dancing”, një prej garave më të ndjekura në televizionin shqiptar dhe bashkangjitur me këtë postim falenderon gjithë skuadrën e saj, teksa duket se i motivon për nisjen e reality shoë-t të ri.
Ndjekësit mendojnë se producentja me këtë postim na ka lenë të kuptojmë se këngëtarja mund të jetë pjesë e aventurës së re, dicka që do “thyente” barrierat hermetike të vetë artistes, por edhe të “reality show”-ve.
Siç duhet “BBVIP” nuk do të jetë “reality show” i vetëm që do shoqërojë ditët e publikut shqiptar këto kohë, pasi “Ferma VIP”, është në përgatitjet e fundit dhe Fjoralba është ende një ndër emrat e lakuar si moderatore. Megjithatë, bisedimet mes palëve ende nuk janë mbyllur, pasi moderatorja ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare, duke lënë gjithçka të hapur, ndonëse oferta për të ka qenë me të vërtetë e majme.
Për të mësuar detaje të reja rreth merkatos në mes së sezonit, mbetet për të pritur edhe disa javë, për të parë angazhimet e reja të këtyre imazheve, që për vite me rradhë kanë qenë besnike të një logoje.