Nënkomisari Arben Pjeçi i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme në zyrën e tij në Komisariatin e Durrës. Pjeçit i është kominukuar shkarkimi nga detyra dhe pas këtij njoftimi i ka vrarë veten me armën e shërbimit. Policia e Durrësit ka reaguar pas vetëvrasjes së Pjeçit. Sipas policisë, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra dhe nënkomisari është gjetur i vdekur.
Pjeçi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë.
Sipas kësaj aryse, policia njofton se Pjeçi në rrethana depresive i ka dhën fund jetës.