Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro zhvilloi këtë të shtunë bilancin për vitin 2023, ndërsa u shpreh se turizmi rregulloi imazhin e vendit. Kumbaro tha se përgjatë 2023, Shqipëria është vizituar nga turistë nga të gjitha kontinentet, ndërsa shtoi se rritje pësoi edhe mesatarja e netë qëndrimeve.

“Sa i takon hartës turistike, kemi patur përfaqësim gjeografik nga të gjitha kontinentet, Europa mban peshën kryesore të flukseve. Kemi patur turistë nga të gjithë kontinentet. Të gjitha vendet kanë patur përfaqësuesit e tyre. Kemi qenë në kontakt, duke ndarë shifrat që kanë vizatuar grafikun e fluksit të turistëve në Shqipëri.

Është interesante të shohim disa nga prirjet e flukseve turisitike. Turistët spanollë, kanë qënë të rrallë deri dy vite me parë në Shqipëri, kemi një rritje me 92% të vizitorëve. Lidhet me përshtypjet e mira që kanë patur por edhe me faktin e kompanive të huaja në Shqipëri. Na treguan një gjë. Përmiresimin e imazhit të Shqipërisë, një fakt që vendi ynë e ka patur problem. Turizmi është ky diplomat, që ka qenë ambasadori ynë më i mirë.

Holandezët janë rritur me 35%, italianët me 56 %, anglezët 42 %, gjermanët 66 %, turqit janë rritur po ashtu. Mbetet solid turizmi nga rajoni, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.

Ka patur impakt shumë të madh turizmi, kemi të konfirmuar 3.2 mld euro të hyra në ekonominë shqiptare. Po ashtu është rritur mesatarja e netë qëndrimeve, nga 3-4 gjatë 2023 u shënuan 6 netë qëndrime për turistët. Do vijojmë në 2024 gjithë programin e promovimit, me ide shumë të qarta. Shqipëria do marrë pjesën në panairin e Madridit këtë vit në janar.”- u shpreh Kumbaro.