ITALI- Një oficer i forcave të armatosura italiane i cili u arrestua në vitin 2021 për spiunazh në dobi të Rusisë u dënua ditën ë djeshme me 20 vjet burg nga një gjykatë në Romë. Arrestimi dhe zbulimi i rastit shkaktoi një skandal dhe krizë diplomatike në atë kohë pasi Roma dëboi menjëherë dy diplomatë rusë. Rusia në shenjë hakmarrjeje dëboi një diplomat italian nga Moska.
58-vjeçari, Walter Biot ishte një kapiten që punonte për shtabin e përgjithshëm të mbrojtjes kombëtare në kryeqytetin italian, u arrestua pasi u pa në një parking teksa dorëzonte dokumentete një oficeri të inteligjencës ushtarake ruse në këmbim të 5000 euro. Një tjetër apel kundër dënimit të tij të mëparshëm – 30 vjet burg – nga një gjykatë ushtarake është në pritje në mars 2023.
“Ne kemi dy procese (në vazhdim) në të njëjtën kohë”, tha avokati i të pandehurit, Roberto de Vita, të cilin ai e cilësoi si “të paprecedentë”.
Gjykata më e lartë e apelit e Italisë pritet të vendosë përfundimisht se cili nga dy dënimet do të zbatohet për çështjen e Biot. Prokurorët ushtarakë, të cilët bënë thirrje që oficeri të dënohej me burgim të përjetshëm, theksuan se 19 dokumentet që ëalter Biot kishte fotografuar me celularin e tij ishin klasifikuar si “konfidenciale të NATO-s”, duke përfshirë një “tepër sekret”, sipas lajmit ANSA. Pas arrestimit, gruaja e tij tha për shtypin italian se oficerit i duheshin para, pasi paga e tij -3000 euro në muaj- nuk mjaftonte për të mbuluar nevojat e katër fëmijëve, njëri prej të cilëve me nevoja të veçanta dhe katër qenve të tij.