Nëna e Xhemal Lokës, i cili është arrestuar se shtyu drejt vetëvrasjes bashkëshorten thotë se kanë mare kërcënime nga vëllezërit e saj se do te hakmerren.Ajo shprehet se djali i saj s’ka lidhje fare me vetëhelmimin e 41-vjçares.

“Jam Sanije Loka, jam nëna e Xhemal Lokës. Për helmin që thonë se e ka helmuar Xhemali, nuk behët fjalë….në asnjë mënyrë. Djali im nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi me të. Helmin nuk ia ka dhënë djali im. Por gjeni kush ia dha, Ia dha i ati, apo nëna e vet? Dy herë ka pirë helm. Nuk ia dhamë ne. Pse na akuzojnë ne kot së koti. Dhe na përgojojnë”, tha ajo.

E pyetur nëse është e vërtetë se në shtëpi kanë humbur 40 mijë euro, për këtë nëna e Xhemalit u shpreh si vijon: “E vërtetë është. Ka nja 10 vjet. Ata e dinë vetëm ato dy, e di ajo se kush ia ka marrë, Bedrija ka pasur lekët për të vjedhur ia kanë vjedhur, por se kush nuk e di. Kur ka ardhur djali i ka thënë më kanë vjedhur lekët. Jo, nuk ka pasur gjë. Një ditë para, ata kanë pirë kafe te Arjan Loka, hapni kamerat dhe shikojeni, Arjanin e keni te rruga”, tha ajo.