Nën moton “Të gjelbërojmë Pishë Poron”, stafi i AdZM Fier, së bashku me Grupin Rinor “Epoka e Re”, është rikthyer në Pishë Poro për të zhvilluar një aksion tjetër mbjellje me rreth 250 fidanë.
Zona e mbrojtur e Pishë Poros dhe zona e Darzezës u përfshi nga flakët tetorin e vitit të kaluar, me dëmtime të pyllit.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndërsa njoftoi aksionin e mbjelljes së pemëve të reja vuri në dukje se viti 2024 i shpallur viti i Pyjeve do të jetë një kontribut i rëndësishëm për natyrën, jo vetëm në aksione mbjellje, por edhe në ndërgjegjësim.
“Kjo na dëshmon kështu çdo ditë e më shumë se kur bëheni bashkë arrijmë më shumë rezultate”, theksoi AKZM.