Fituesja e sezonit të dytë të “Dancing With The Stars”, Enxhi Nasufi u ka dhënë fund zërave mbi personazhin që do të moderojë Fan Clubin e “Big Brother VIP 3”.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Enxhi konfirmoi zërat duke theksuar se është shumë mirënjohëse për mundësinë që i është ofruar dhe do të përpiqet ta trajtojë me dinjitetin dhe seriozitetin.
Kështu, moderatorja pranoi “propozimin” nga Big Brother Fan Club.
“Po, po. Pranoj të martohem me moderimin e Big Brother VIP Fan Club. Është diçka që e kam me shumë qejf dhe kur e manifeston në kokë, bëhet. Tani më do të ketë punë nuk do të fle.… Unë jam shumë mirënjohëse për gjërat që më vijnë dhe do të përpiqem ta trajtoj këtë me dinjitet dhe seriozitet. Ti e di shumë mirë që unë televizionin e kam një dashuri shumë të madhe dhe duke qenë se jam rritur me këtë gjënë, e bëj me shumë qejf” – tha Enxhi duke konfirmuar kështu lajmin e qarkulluar në portale disa ditë më parë.
“Big Brother VIP 3” do të ndezë dritat mbrëmjen e 13 janarit dhe çdo të diel, Enxhi Nasufi do të presë të studion e Fun Club-it të ftuar specialë që do të komentojnë situatat e javës brenda shtëpisë së vëzhguar.