Balerini dhe koreografi i njohur shqiptar, Albi Nako ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme të Big Brother VIP. Gjatë një bisede me banorët në shtëpi ai është shprehur se prej 4 vitesh është në një lidhje.
Duke qenë diskret në detaje, Albi nuk e ka zbuluar identitetin e të dashurës së tij, por Iconstyle ka mësuar se ajo është po ashtu balerinë në profesion.
Partnerja e Albit quhet Dori dhe është disa vite më e re në moshë sesa koreografi.
Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër. Gjithashtu mësohet se ata kanë nisur bashkëjetesën dhe gjërat janë bërë më serioze.