DASHI
Dashi është shenja më impulsive e horoskopit.
Dashi urren akuzat dhe urdhërat, i pëlqen t’i bëjë gjërat në mënyrën e tij.
Thotë giithcka që mendon dhe bën gjithcka si e mendon pa pasur frikë.
Nuk e pëlqen monotoninë.
Mos bëni shaka me një Dash të qetë, shpërthen shumë shpejt.

GAFORRJA
Gaforrja ka instikt të lindur mëmësie, ndaj dhe shpesh ndihmon miqtë dhe familjen.
Është shumë e lidhur me të shkuarën.
Është shumë e lidhur me familjen.
Gaforret dyshojnë për gjithcka.
Janë romantikë dhe të ndjeshëm.

VIRGJERESHA
Konsiderohet si shenja më perfeksioniste e zodiakut.
Ndjehet e lumtur kur ndihmon të tjerët.
Analizon dhe kritikon në mënyrë ekstreme.
Sheh detaje që nuk i sheh askush tjetër.
Beson tek ana e mirë e njerëzve dhe lufton që ta nxjerrë në pah këtë të fundit.

AKREPI
Shenja me tërheqëse dhe më intense e zodiakut.
Kanë personalitet shumë të fortë.
Janë të thellë,misterioz dhe analitik.
Mban shumë inat dhe është hakmarrës.
Tërhiqen shumë nga e panjohura dhe misteri.

DEMI
Demi është shenja më kokëfortë e zodiakut.
Nuk i pëlqejnë ndryshimet, preferon qëndrueshmërinë.
Mendon shumë para se të flasë.
Eshtë shumë analitik, i përdor shumë mirë shqisat.
Pavarësisht vështirësive nuk dorëzohet kurrë dhe kërkon të ketë stabilitet financiar.

BINJAKËT
Janë shenjë shumë e komunikueshme.
Janë një nga shenjat më inteligjente të zodiakut.
Mund të kryejnë detyra të ndryshme në të njëjtën kohë.
Përshtaten shumë shpejt.
Kanë aftësi bindëse.

LUANI
Luani është shenja më mendjemadhe e zodiakut.
Ka natyrë lideri.
Janë shumë të përgjegjshëm në lidhje me detyrat e tyre.
Janë shumë krenarë.
Duan të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

PESHORJA
Konsiderohet si shenja më elegante dhe më e ekuilibruar e zodiakut.
Ka një ide të fortë mbi drejtësinë.
E kuptojnë mënyrën se si mendojnë të tjerët.
Defekti më i madh i tyre është pavendosmëria.
Janë një shenjë shumë miqësore.

SHIGJETARI
Shenja më aventuriere e zodiakut.
Janë shumë energjikë dhe të qeshur, gëzimi i tyre është ngjitës.
Janë një nga shenjat më të sinqerta të zodiakut.
Nuk i marrin me vete problemet në shtëpi.
E urrejnë monotoninë dhe dashurojnë sfidat.

UJORI
Ujori është shenja më e pavarur e gjithë zodiakut.
Ujori është i paparashikueshëm në sjellje dhe në veprime.
Konsiderohet si shenja e së ardhmes, pasi veprimet e tij janë gjithnjë para në kohë.
Urrejnë padrejtësitë.
Jeton jetën pa pasur frikë nga mendimi i te tjerëve.

BRICJAPI
Shenja më e vendosur dhe më e përgjegjshme e zodiakut.
Kanë kujtesë shumë të fortë dhe janë shumë të kujdesshëm.
Nuk i sjellin problemet në shtëpi.
Është këmbëngulës.
Çon çdo gjë deri në fund.

PESHQIT
Konsiderohet si shenja më ëndërrimtare e zodiakut.
Janë shumë intuitivë dhe të ndjeshëm.
Kanë zemer të madhe, janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë.
Është naiv nga natyra, beson tek mirësia e njerëzve dhe nuk mendon kurrë keq.
Kanë lidhje të forta me artet që shprehin natyrën njerëzore si pikura,muzika dhe letërsia.