Ish-partnerja dhe nëna e djalit të Meriton Mjekiqit, Egesta, u ka bërë thirrje publike mediave që të mos publikojnë foton e djalit të tyre të mitur.

Në një reagim në Instastory, ajo deklaron se Meritoni nuk ekziston në jetën e djalit, dhe se vendimet dhe kujdestaria i përkasin asaj.

Ai(Meritoni) nuk ekziston në jetën e tij (djalit). Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta, vendimet për Loarin”– shkruan ajo mes të tjerash.

Së fundmi, gjatë një bisede me Ledjonën në BBV, Meritoni u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”. Mertion tha se nëse do të bënte një tatuazh, do e lidhte me portretin e djalit.

Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”, tha moderatori.