Motra e Pëllumb Metës, ka folur mbrëmjen e sotme mbi vrasjen e vëllait të saj nga fëmijët. Motra në një intervistë për Opinion Tv Klan, ku tha se shkaku i vrasjes është nëna e fëmijëve.

Sipas motrës, bashkëshortja e të vëllait ka probleme psikologjike dhe sipas saj ajo është një mësuese kriminele. 

“Ajo kishte probleme psikologjike me veten e saj. Lajmin tragjik e mora vesh në media. Ajo ka nxitur gjithçka dhe ajo ka qenë shkaku kryesor i vrasjes së ndodhur. Ajo ndërpriste çdo komunikim me familjarët e tjerë përtej familjes së saj.Ska qenë kur i dhunshëm. Unë shkakun e ngjarjes e analizoj, jo sot, por këtu e 26 vite. Vëllai ka bërë emigrim në Itali dhe kur u martuan qëndroi dy javë me të. Pastaj ai ikte dhe vinte si çdo emigrantë. Mbasi nëna ndërroj jetë, vëllai erdhi në shtëpi dhe të ishte krah familjes. Ajo që në atë kohë ka qenë jo dakord me kontaktet jashtë familjes. Ajo është një mësuese kriminele dhe ka një shembull nga nëna e vet. E ëma e saj vrau vjehrrën.”-ka thënë motra e tij.