Debati për votimin e diasporës po vazhdon në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Një episod ka ndodhur gjatë mbledhjes së sotme, ku bashkëkryetari i reformës Enkelejd Alibeaj ka propozuar që votimi të zgjatet me dy ditë, pasi ofron dhe komoditet për qytetarët si dhe emigrantët. Ndërkohë që bashkëkryetari tjetër Damian Gjiknuri e ka refuzuar këtë, duke deklaruar se kjo do të rriste kostot. Por po ashtu ai ka ironizuar propozimin e Alibeajt, duke i thënë se aq shumë votues kanë sa po u thyhen dyert.

Pjesë nga debati:

Celibashi: Në lidhje me procesin e votimit në dy ditë. Nuk di të them, mund të jap një opinion personal mund të ishte me dobi. Ajo çfarë unë do të preferoja për vete dhe kam një sugjerim që të votohet të shtunë dhe e diela të ngelet ditë [pushimi. Por nëse mendoni se ka dobi që të shtrihet edhe të diele nuk di të them

Alibeaj: Pyetja ime ishte sa efekt ka në administrimin tuaj të burimeve njerëzve nëse do të ishte votim në dy ditë lidhur me pajisjet elektronike, a do ju jepte një komoditet

Gjiknuri: Do rriste kostot o njeri

Celibashi: Mendimi ishte që nëse ne aplikojmë votimin elektronik një ditë ishte e mjaftueshme. Do të krijonte më shumë harxhim kohe nëse e shtrijmë në dy ditë. Po për ditën do preferoja të shtunën dhe jo të dielën

Alibeaj: Mund të votohet edhe të hënë! Dy ditë ka një sens! Sensi logjik është si për votën brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë

Gjiknuri: Këta kanë aq shumë votues sa… ju po ju thyen dyert nga votuesit

Alibeaj: Votimi në dy ditë jep komoditet sipas mendimit tim edhe atyre në Shqipëri edhe atyre jashtë.