Perry Groves, një ish-lojtar i Arsenalit, bëri një analizë shkatërruese për Manchester United pas humbjes nga Fulham i Marco Silva (2-1) në fundjavë, ku dhe nuk e kurseu Bruno Fernandes.

Komentatori, i cili foli në radio “TalkSPORT”, madje mbrojti largimin e portugezit dhe Marcus Rashford nga klubi. “Manchester United është ende i kalbur. Erik ten Hag po shkon kundër valës. Një trajner i ri do të largonte menjëherë Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford.”

Dhe ai vazhdoi: “Ata janë gjithçka që është e gabuar te Manchester United. Ata janë dembelë. Bruno Fernandes nuk duhet të jetë kapiten, pas një milion vjetësh.

E kisha thënë tashmë që pas humbjes në Anfield (me Liverpool, sezonin e kaluar). Ata humbnin 7-0 dhe ai rregullonte çorapet, mbrojtëset e këmbëve apo çfarëdo tjetër…”