Silvio Gonzato, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri ka folur ditën e sotme në një panel lidhur me angazhimin politik në parlament. Gonzato në rrjetin social X ka dhënë mesazhin e tij lidhur me zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë, ku apeloj për përfshirje. Ambasadori tha se një nga kushtet bazë të BE-së është debati i lidhur me rolin e Kuvendit.
“Sot kam qenë dëshmitar sesi politikanët shqiptarë nga parti të ndryshme politike u angazhuan në diskutime dhe debate lidhur me rolin e Kuvendit në procesin e negociatave me BE-në. Me urgjencë, diskutime të ngjashme duhet të nisin në Kuvend për të rivendosur funksionimin normal të tij.
Ky është një nga kushtet bazë për anëtarësimin e vendeve në BE. Ne punojmë së bashku për të ndihmuar parlamentin të luajë rolin e tij të plotë në anëtarësimin në BE si një institucion transparent dhe efektiv në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, shkroi ai në “X”.