Ismail Shehu, sekretari i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për projektligjin për amnistinë penale.
Ai theksoi se amnistia parashikon që të amnistohen ata persona që janë të dënuar me formë të prerë.
“Amnistia kur bëhet nuk bëhet me emra, por mbi disa parime të përgjithshme që dihen që në fillim. Pra as Ministria e Drejtësisë as Këshilli i Ministria dhe as Komisionet nuk janë marrë me emra të përveçëm. Kjo amnisti parashikon që të amnistohen ata që janë dënuar me formë të prerë. Meraku që kanë bie automatikisht”, u shpreh ai.
Gjatë kësaj interviste, Shehu sqaroi se amnistia ka në bazë humanizmin dhe se nga kjo amnisti prek 3800 familje shqiptare.
“Korrupsioni është vepër që gjykohet nga Gjykata e Posaçme. Flasim vetëm për persona që janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe jo për ato që janë në shqyrtim e sipër. Nga kjo amnisti presim 3800 persona të përfitojnë dhe rreth 1700 janë të dënuar, 600 lirohen menjëherë she shkojnë tek familjet e tyre. Çdo amnisti në bazë ka humanizmin dhe rrezikshmërinë e uljes shoqërore. Kodi penal ka pafund mund të shkojmë që tek plagosja e lehtë me dashje. Në çfarëdo ane që ta marrësh është pozitive për të gjitha palët, dhe e fundit fare edhe kostot për buxhetin e shtetit janë shumë të larta”, tha ndër të tjera ai.