Alexei Navalny nuk është personi i parë që ka pësuar “sindromën e vdekjes së papritur ruse”, siç e kanë quajtur disa komentues. Një numër i kritikëve të Putinit, aleatëve që janë bërë kërcënime, ose atyre që thjesht kanë fyer Kremlinin, kanë vdekur në rrethana të dyshimta.
Pavel Antov , një anëtar i partisë “Rusia e Bashkuar” e Putinit, ra për vdekje nga dritarja e një hoteli në Indi në vitin 2022, pak pasi mohoi se ishte burimi i një mesazhi WhatsApp që kritikonte luftën në Ukrainë. Një mik në të njëjtin udhëtim, Vladimir Budanov, gjithashtu vdiq në hotelin e tij. Muaj më parë, kreu i një prej gjigantëve të naftës ruse, Ravil Maganov, ra nga dritarja e spitalit në Moskë, pasi kritikoi luftën në Ukrainë. Ish-zëvendëskryeministri dhe lideri karizmatik i opozitës Boris Nemtsov u qëllua me katër plumba pas shpine, Kremlinit në vitin 2015. Gazetarja Anna Politkovskaya, e cila shkroi libra për shtetin policor të Rusisë të Vladimir Putin, u vra në vitin 2006 nga vrasës me pagesë. Njëri prej tyre më vonë luftoi në Ukrainë dhe që atëherë është falur.
Alexander Litvinenko, një ish-agjent i KGB-së dhe kritik i Putinit, vdiq në Londër në vitin 2006, tre javë pasi kishte pirë një filxhan çaj që ishte i mbushur me elementin radioaktiv vdekjeprurës, polonium-210. Një hetim britanik zbuloi se ai ishte helmuar nga agjentë rusë, të cilët po vepronin sipas urdhrave që “ndoshta” ishin miratuar nga Putin. Zakonisht Kremlini ose nuk komenton këto vdekje, ose mohon çdo përfshirje.