Ferma VIP është shumë pranë nisjes dhe pritet të jetë një reality show ndryshe nga ç’kemi parë deri më sot. Ditë pas dite, faqja zyrtare e reality show-t zbulon detaje të reja rreth asaj që pritet të shohim Primen në ekranin e Vizion Plus dhe reality show-n në dy kanalet e dedikuar në Tring, me producente Holta Dulakun.

Në Instagram-in e Fermës kemi parë të konfirmuar edhe Bes Kallakun si drejtues të programit.Ndonse ditën e sotme ka qenë Adrola Dushi ajo ka publikuar së bashku me profilin e Fermës në Instagram një spot promocional. Ku, ajo ç’ka ka tërhequr vëmendjen,është komenti i Arbana Osmanit, e cila shkruan: Suksese zemër!