Banorët e “Big Brother VIP 3” janë habitur pasi dëgjuan sekretin e Bardhit. Ai tha se kishte lënë një lidhje pezull jashtë.

“Unë kam lënë një lidhje pezull jashtë. Kam patur një vajzë që e kam njohur 3 javë para se të futesha këtu, isha në kontakt dhe e kam takuar dy herë dhe kishim pëlqim, por jo lidhje. E kemi lënë pezull. Unë tani e kam gjetur këtu lidhjen time dhe dua t’i kërkoj falje asaj vajzës atje që e dua fort”, tha ai, ndërsa banorët u shtangën.