Loja me pyetje që ka organizuar produksioni po bëhet gjithnjë e më shumë interesante. Banorët duhet të lexojnë pyetjet e shfaqura në monitor dhe të japin përgjigje të sinqerta dhe pa u ndikuar nga marrëdhënia me njëri-tjetrin. Pyetja e radhës që u shfaq në monitor kishte të bënte me banorin që mund të jetë fitues i këtij edicioni:

Kush ka më shumë gjasa të fitojë Big Brother?

Ja si përgjigjen disa prej banorëve:

Ilnisa: Për arsye logjike të fortë, për arsye durimi të hekurt, për arsye tolerance të jashtëzakonshme edhe për arsye humori fin, Meritoni.

Meritoni: I bie sikur të luaj ping-pong, por Ilnisa për shkak të përgatitjeve edhe njohurive që ka. Mendoj Ilnisa ose Gazi.