Një prej banorëve të rinj të “BBVIP”, Silvi, deklaroi në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, fillimisht se kishte njohje nga jashtë me Sarën, pasi kishin punuar bashkë, ndërsa po ashtu konfirmoi (jo para saj) se kishin pasur një flirt bashkë, teksa mendonte se do t’i dilnin edhe fotot bashkë.

Gjithesesi, pa konfirmimin e të dyja palëve, kjo histori nuk mund të merret si e mirëqenë, pavarësisht faktit që historitë e dashurisë së Sarës në këtë program po komentohen papushim, ndërsa fotot e famshme, më saktë foton e famshme të tyre e ka zbuluar blogeri i njohur Olti Curri.

Në fakt, bëhet fjalë vetëm për një foto nga një event, ku dyshja shfaqet duke folur, ndërsa Olti me ironi shkruan: “Ça e ka gjet Sarën për 10 minuta muhabet me këtë tipin në një event, ja bënë dashnor. Rrezik e ka pas të dashur edhe Mehmet Shehun që ka vdek në 1981”.

Edhe pse Frenki edhe sot brenda shtëpisë u përpoq ta përdorte disi njohjen me Sarën nga jashtë, për të “trazuar ujërat”, ndoshta kjo është vetëm një taktikë e tij për t’u futur në lojës sepse nga fotot që ai thotë, nuk provohet asgjë.