Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët, është tradhti kombëtare.
Ai ka shtuar se marrëveshja përfshin Shqipërinë në hartën e vendeve që cënon të drejtat e qytetarëve.
Bardhi ka konfirmuar se aksioni i opozitës në Parlament do të vijojë.
“Dua pa dyshim të bëj një koment për vendimin e GJK për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Keqardhje e thellë që GJK nuk u ngrit në interesin e opinionit publik, nuk kërkoi mendim të pavarur të GJEDNJ, akt i tradhtisë kombëtare.