Historiani amerikan që studion historinë e Shqipërisë, Bernd Fischer, është shprehur se hapja e arkivave është një proces mjaft kompleks, jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën.

Komentet Foscher i bëri në Euronews Albania, ku tha se edhe në Angli ose SHBA arkivat hapen zakonisht pas 40-45 vitesh pasi kanë ndodhur ngjarjet.

Sipas tij, historia është peng i arkivave dhe duhet rishkruar në mënyrë të vazhdueshme, pasi është një proces në vijim.

Ai tha gjithashtu se në vendet perëndimore, nëse personazhet që kanë marrë pjesë në ngjarje të caktuara janë gjallë, ato dosje mbahen sekrete.

“Kjo varet, historia deri diku është peng i arkivave. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, hapja e arkivave është një proces mjaft kompleks. Në SHBA dhe Angli arkivat nuk bëhen të disponeshme pa kaluar 40-45 vite pasi të kenë ndodhur disa ndryshime.

Zakonisht 45 vite pasi kanë ndodhur ngjarjet. Edhe atëherë, nëse individët që kanë marrë pjesë në mënyrë direkte në ato evente, apo janë ende gjallë, ato dosje mbahen sekrete, nuk bëhen të disponueshme.

Pra historia është një proces në vazhdim, pra asnjëherë nuk është një proces i përfunduar, sepse më vonë ne mund të mësojmë gjëra të tjera, që nuk janë bërë të disponueshme nga qeveria. Mensoj që historia duhet rishkruar në mënyrë të vazhdueshme, sepse ajo është një proces në vazhdim”, tha Fischer.