Në prononcimin për median jashtë ambienteve ku u mbajt Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama komentoi dhe vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit

Edi Rama: Besoj se ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë ka domethënie të veçantë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Europa e bota. Për kohën shumë të ngarkuar të një sekretari shteti. Fakti që gjen të nevojshme vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin tregon në mënyrë të posaçme se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtarë, dhe çfarë përfaqëson sot Shqipëria në rajon. Me krenari e them që Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen dhe të ardhmen e përbashkët dhe për tu ndarë nga një e kaluar e mbushur me tragjedi e prapambetje e raste të pafundura të humbura për ti lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera.