Debati vazhdon të jetë i ndezur mes dy aktoreve brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 3’. Julja Ilirjani është përplasur ashpër me Egla Cenon, duke e cilësuar këtë të fundit një turp për gratë shqiptare dhe brezin e tyre.
Debati me tone të ashpra ka çuar Eglën dhe Juljan të përdorin terma ofendues ndaj njëra-tjetrës.
Pjesë nga debati:
Egla: Ti më urren, më urren
Julja: Po mbylle moj gojën, nuk kam urrejtje. Ti shpërhap urretje
Egla: Ca ke?
Julja: Po mbylle moj gojën
Egla: Ti pardje erdhe, ca të kam bërë
Julja: Ja këto ke bërë, që bën
Egla; Çfarë janë ato
Julja: Që shan njerëzit! Për çfarë më afrohesh ti mua?
Egla: Se po bisedoj me ty, çfarë ka të intimidoj?
Julja: Pse s’të vjen zëri im ty
Egla: Çfarë mllefi ke me mua?
Julja: Kam ardhur për të të nxjerrë ty nga shtëpia
Egla: Aaa, vazhdo lojën. Më fol içik (i drejton shpatullën)
Julja: Po, po, të flas unë nga të gjitha drejtimet Egla Ceno
Egla: Po më dridhen gjunjët
Julja: Mos u mërzit fare, nga të gjitha drejtimet, o grua e keqe, o grua e ligë. Turp të kesh!
Egla: Po më dridhen gjunjët, shoqja laje
Julja: Turp të kesh! Nuk prezanton gruan shqiptare ti
Egla: E prezanton ti me mllefin tënd
Julja: Je një turp i madh për gratë shqiptare! Turp! Mizerje
Egla: Shikoje fytyrën kur flet. Ke një mllef të tmerrshëm, të frikshëm
Julja: Unë kam një mllef të tmerrshëm? Ti nuk kupton asgjë, je një copë mishi me dy sy
Egla: Ke ardhur përpara dy ditësh dhe më urrën
Julja: Je një copë mishi me dy sy që turpëron gratë shqiptare, brezin tonë, nënat shqiptare, artistet shqiptare, çdo gjë e turpëron.
Egla: Ti nuk je brezi im