Partia Socialiste ka vendosur të tërheqi nga votimit projektligjin për amnistinë penale, i cili ishte parashikuar të votohej këtë të enjten në Kuvend.
Projektligji në fjalë kërkon 84 vota për t’u miratuar, por Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do ta votojë, kësisoj mazhoranca do të presë një moment tjetër për ta kaluar për votim. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi konfirmoi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tërheqjen e këtij projektligji nga votimi në seancën e sotme plenare.
Edhe pse të hënën dukej se palët e kishin gjetur dakordësinë për votimin e këtij pr/ligji, një amendament i propozuar në komisionin e Ligjeve, ka sjellë mosdakordësinë e opozitës për votimin e këtij draftligji. Nga amnistia penale përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove.