Dashamir Shehi është rikthyer në Parlament. Në një intervistë për “Breaking”, ai i tha moderatores Dafina Hysa, se beteja duhet bërë në Kuvend, ndërsa iu bëri thirrje të deputetëve të opozitës që ta braktisin strategjinë e kaosit.

Ai theksoi se “aksioni i opozitës ka përkeqësuar situatën” dhe se “nuk e përmbysim 10 veta këtë lloj realiteti”, ndërsa nënvizoi se “vitet e fundit opozita ka dalë 3 herë jashtë Kuvendit”.

“Kam 3 muaj që u bëj thirrje kolegëve të hyjnë në Kuvend”, tha Shehi.

Katër propozimet e Shehit për opozitën janë: Të hapen listat, futja në Parlament, ndryshim të kodit zgjedhor dhe rregullimi i marrëdhënieve me ndërkombëtarët.

“Opozita të dale me një qëndrim dhe për SHBA. Një pjesë e akuzon, pjesa tjetër është e paqartë”, theksoi Shehi.

Kreu i LZHK-së zbuloi se nuk do t’i bashkohet konfederatës së opozitës, pasi tij ajo sillet vetëm rreth Rithemelimit.