Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr nga qarkullimi dinarin, ku janë përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë SHBA dhe BE.

Përmes një postimi në platformën X, Rama shprehet se Kosova duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, por ka të drejtën e pamohueshme për të mbrojtur kushtetutën e vet.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shprehet Rama.