Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth ka deklaruar se Serbia po ngjan gjithnjë e më shumë me një regjim autoritar.

Nëpërmjet një postimi në platformën ‘X’, Roth shpërndau një video ku dëgjohet zëri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç teksa fliste përmes altoparlantëve në sheshet e Beogradit.

“Serbia tingëllon gjithnjë e më shumë si një regjim autoritar. Presidenti Vuçiç mban një fjalim për festën kombëtare, i cili transmetohet drejtpërdrejt përmes altoparlantëve në sheshin kryesor të Beogradit. Të dashur miq në Bashkimin Evropian dhe SHBA, më thoni nëse kjo ndodh në ndonjë demokraci tjetër”, shkroi Roth.