Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, në një postim në rrjetet sociale, thekson se prioritet është mirëmbajtja e kanaleve kulluese dhe vaditëse, për të garantuar rritjen cilësisë së prodhimeve bujqësore.

Ministrja Denaj, ka postuar një video në të cilën shfaqet puna që po zhvillohet për mbarëvajtjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse në zonën e Fierit.

“Prioritet shtimi dhe mirëmbajtja e kanaleve kulluese dhe vaditëse, si një domosdoshmëri për fermerët për të garantuar rritjen e cilësisë të prodhimeve bujqësore”, shkruan Denaj.

Ajo nënvizon se prioritet i qeverisë janë fermerët, dhe infrastruktura që atyre u nevojitet në punën e tyre të përditshme.