Deputeti i PS, Etjen Xhafaj ka deklaruar se Shqipëria ka për objektiv garantimin e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtare.
I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitaj në Report Tv, Xhafaj tha se faktori ndërkombëtar ka dënuar vendimet e fundit të Albin Kurtit të cilat sipas tij rrezikojnë tensione.
Përpara vëllazërisë me shtetin e dytë shqiptar në rajon, Xhafaj tha se Tiranës por edhe SHBA e BE i intereson paqja në Kosovë dhe mirëqenia e qytetarëve shqiptarë atje.
“Sekretari i Shtetit, institucionet e BE, ata që ndjekin dhe bëjnë diplomaci ta shohin gjënë kaq bardhë e zi, do kishim dëgjuar një zë tjetër. Qëndrimi ka qenë uniform. Të thuash ka qenë ky e ai i ashpër, janë mekanizma. Objektivi i Shqipërisë është një Kosovë e pavarur, pjesë e organizmave ndërkombëtare, por mbi të gjitha një Kosovë në paqe dhe njerëzit të jetojnë mirë e të lirë”, u shpreh Xhafaj.