Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat gjatë mbledhjes së kryesisë me anëtarët e partisë së tij. Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve.

“Një hap i madh dhe arritje e merituar, por shumë e vonuar, produkt i mbi 15 viteve negociata dhe përpjekje të gjithanshme, jo vetëm shtetërore por sidomos të vetë shqiptarëve dhe organizatave të tyre në Itali që prej 32 vitesh kanë ushtruar presionin e tyre pozitiv dhe e kanë nxitur përmbushjen e kësaj të drejte themelore ekonomike që ju takonte.

Uroj që ky hap të përshpejtojë procesin edhe për finalizimin sa më parë të marrëveshjes së ngjashme me Greqinë, si edhe me vende të tjera, ku shqiptarë, që prej dekadash u mohohet kjo e drejtë, që duhet të përfitohet sa më parë.”-ka thënë Meta.