Mund të jetë ndoshta shqiptari që ka shëtitur më shumë nëpër botë dhe ka vizituar pothuajse të gjithë planetin, ndonëse ai me modesti e pranon se ende nuk i ka dalë në fund…
Blendi Fevziu tregon për herë të parë numrin e shteteve që ka vizituar.
Në “Albana Osmani Show” gazetari dhe showman-i i njohur thotë se ka udhëtuar në 144 shtete të ndryshme të botës nga Europa në Amerikë, Afrikë, Azi dhe Australi.
Por sërish e ka një peng dhe sfida e tij mbeten 60 shtetet që ende nuk i ka vizituar…
Pjesë nga intervista me Albana Osmanin
Albana Osmani: Them nganjëherë, Blendi ka shëtitur të gjithë botën…
Blendi Fevziu: Jo, jo të gjithë botën, akoma.
Albana Osmani: Akoma jo? Dhe sa të kanë mbetur?
Blendi Fevziu: Duhet të jenë rreth 60 shtete, 60 e ca.
Albana Osmani: Pse mendoja sikur i kishe shëtitur të gjitha?
Blendi Fevziu: Bota është shumë e madhe, varet çfarë koncepton. Unë kam udhëtuar në 144 shtete të botës që sërish janë shumë. Por harta e botës është rreth 205 shtete afërsisht.