Rusia po vazhdon me pushtimin e shtetit ukrainas që prej gati dy vitesh.

Por, ka raste kur babë e bir janë në kampe të ndryshme të luftës.

Një rast i tillë është i një komandanti ukrainas, i cili lufton kundër të atit që është në radhët e ushtrisë ruse.

Komandanti i IFV ukrainase “Bradley” Oleksandr ka pohuar se po lufton kundër babait të tij.

“Unë po luftoj kundër babait tim. Ai është shofer i tankut në ushtrinë ruse”, thotë ushtari 19-vjeçar.

Ndryshe, Rusia ka nisur luftën me Ukrainën më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.