Gazment Bardhi thotë se PD ende nuk ka një vendim se kush do të jetë kandidati për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
I pyetur për këtë çështje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bardhi tha se duhet kohë që të merret ky vendim, se cili do të jetë ekipi për zgjedhjet.
Kohët e fundit janë shtuar thirrjet, që PD të ketë një kandidat për kryeministër, që nuk është Berisha, për shkak të shpalljes non grata dhe arrestit shtëpiak ku gjendet.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: A e pranoni Sali Berishën për kryeministër? E gjithë dilema është këtu.
Gazment Bardhi: Interesi i të gjithëve është fitorja e PD. Nuk kemi hyrë në detaje se kush do të jetë ekipi me të cilin do ti drejtohemi zgjedhjeve.
Ylli Rakipi: Pra nuk keni përgjigje.
Gazment Bardhi: Do të na jepni më shumë kohë.
Ylli Rakipi: Ore ti Gazi, se ti ke kontribut te bashkimi. Ti je i qartë, që duhet apo jo doktori kandidat për kryeministër?
Gazment Bardhi: Të gjithë do të punojmë për një projekt fitues të Partisë Demokratike, që kërkon ekipin dhe alternativën.
Ylli Rakipi: Se ky është një vend i çuditshëm, gëlojën këto gjëra. Te Fevizu përshembull tha Batoni, të zgjidhet Samir Mane si Trump-i në Amerikë. Ti e pranon Zamon?
Gazment Bardhi: Ditën kur Baton Haxhiu të caktojë kandidatin e PD për kryeministër, ne duhet të shkojmë në shtëpi.