Romeo i dha një porosi nga shtëpia dhe duket se Donaldi po e mban premtimin. Lisi, ish-banori që krijoi një miqësi shumë të ngushtë me aktorin në shtëpinë më të famshme ka gjetur mbështetje te binjaku i tij Donaldi.
Ai është mes fansave që brohorasin për Romeon që të vazhdojë lojën dhe të tregojë veten në mënyrën më të mirë për publikun. Sot ai ka takuar vëllain e tij Donaldin ku gjetën kohën të ndajnë një video duke u argëtuar bashkë në makinë, teksa kanë zgjedhur edhe të provokojnë.
“Është me takat jo me inat”, shkruan Donaldi përmbi videos ku shfaqet krahë Lisit duke kënduar e kërcyer.
Dimë të themi se këto ditë Romeo është përfshirë në debate të forta mes Julit dhe konkurrenca mes tyre sapo ka filluar.