Një sherr ka ndodhur mes Julit dhe Egëls, ku e kanë akuzuar njëri-tjetrin për perversitet dhe për mungesë edukate, por aktori i humorit ka shkuar edhe më tej. Gjatë debatit, aktori Julian Deda i ka thënë koleges së tij se nuk e ka pranuar në një audicion, por duke mos i dhënë shpjegime të tjera edhe pse Ceno ia ka kërkuar. Megjithatë kjo e fundit i është kthyer, duke u shprehur se brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ai ka përdorur fjalor jo të përshtatshëm për gratë dhe vajzat, madje duke i dhënë edhe një shembull.