Kryeministri Edi Rama në episodin 2 të Sezonit 3 të Podkastit ‘FLASIM’ bashkëbisedoi me disa talente shqiptare.
Në këtë episod kreu i qeverisë bashkëbisedoi me një grup nxënësish që kanë triumfuar në finalen e gjashtë grupeve nga e gjithë Europa, në konkursin e njohur “CodeWeek”.
Ata treguan se në këtë konkurs aplikonin disa shtete nga Evropa, 47 shtete aplikuan nga Evropa dhe vetëm disa u pranuan. Në finale ishin 6 shtete të ndryshme, Irlanda, Greqia, Italia, Estonia, Letonia dhe Shqipëria.
Ata thanë se, kemi krijaur një netëork me shtetet e tjera.
Të rinjtë u shprehën se do të bashkëpunojnë edhe për projekte të tjera me njëri-tjetrin.
Gjithashtu në këtë podkast, Rama bashkëbisedoi me një të ri, i cili si fmëijë arriti të ikte nga tmerri i luftës në Kosovë dhe tregoi mbi ëndrrën e tij të jashtëzakonshme.
Ai mundi që në Itali, vendin e Ferrarit, Fiatit, Lamborghinit të krijonte një makinë të tij.
Bëhet fjalë për Qëndrim Thaçin, i cili ka arritur të ndërtojë makinën e parë shqipëtare të quajtur “Illyrian TSX”.
Kjo ëstë një histori sukesi e një njeriu që nuk ishte as nipi i Gianni Agnelli, as stërnipi i Enzo Ferrarit, as I ndonëj industrialist por I një djali nga Prishtina”, u shpreh kryeministri Rama.
Thaçi u shpreh se perardhjen e ka nga Mirdita dhe vajta në Itali për të shpëtuar jetën nga lufta.
Ai tregoi s eka sturdiuar për t’u bërë stomatology, por ndoqi pasionin e tij për makinat.
Thaçi u shpreh se të gjithë makinën e ndërtoi vetë.