Për herë të trete forcat elitë në policinë e shtetit RENEA do të testojnë aftësitë e tyre në emirate e bashkuara arabe.
6 efektivë të cilët janë bërë pjesë e konkursit kanë zhvilluar fazën e parë të testimit atë të garës teknikë.
Një grup i forcave special RENEA janë bërë pjesë e garës Swat challange që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më konkretisht në Dubai.
Për forcat RENEA kjo nuk është hera e parë që oficerët bëhen pjese e garës duke arritur edhe rezultate pozitive.
Në këtë eveniment pjesëmarrës janë 73 forca speciale në të gjithë botën.
Forcat Renea ashtu si dhe forcat e tjerë do të testohen në 5 kategori të ndryshmë, Gara Taktike, Kursi i pengesave, Shpëtimi i Oficerëve, Sfida e Kullës dhe Gara e Sulmit.
Skuadra e vendit të parë do të marrë 80,000 USD, 40,000 USD për vendin e dytë, 30,000 USD për vendin e tretë, 15,000 USD për vendin e katërt dhe shuma në rënie për vendet e pesta deri në të dhjetin.
Sfidat ditore do të shpërblehen gjithashtu, ku ekipi i vendit të parë do të marrë 5000 USD, ekipi i vendit të dytë 3000 USD dhe ai i vendit të tretë 2000 USD.
Për forcat RENEA kjo është hera e trete që ata bëhen pjese e Swat Challange