Graciano dhe Egla vazhdojnë ‘gricjet’ me njëri-tjetrit pas debatit për ‘të mbathurat’ që ndodhi pak kohë më parë, gjë të cilën duket se aktorja e ka shumë problem. Mirëpo sot më shumë sesa një debat, diskutimet mes dy banorëve ishin më tepër si ‘ngacmime’ që nxitën menjëherë reagimin e të tjerëve.

Teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë Juli ndjek me kujdes ‘kunjat’ mes Eglës dhe Gracianos dhe i pyet nëse po aktrojnë? Sakaq përplasja ka vazhduar ndërsa në fund dy banorët janë përballur dhe kanë shkëmbyer një puthje me njëri-tjetrin, skenë e cila më tepër sesa tension, shkaktoi të qeshura nga banorët e tjerë.