Pep Guardiola është padiskutim një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë efutbollit. Spanjolli aktualisht po udhëheq Manchester Cityn në Premier League, ndërsa në një intervistë dhënë së fundmi nuk e ka fshehur dëshirën për të drejturar një ekip në Kupën e Botës dhe Kampionatit Europian.
“Do të doja të stërvitja një ekip kombëtar për një Botëror ose një Kampionatin Evropian. Cila përfaqësuese do të më pëlqente? Nuk e di, cila të më dojë! Për të punuar për një ekip kombëtar, duhet të të duan ty, ashtu si në një klub.
Do të doja të kisha përvojën e të jetuarit në një kampionat, një kampionat botëror, ose një kampionat evropian, ose një Copa America, ose çfarëdo. Më pëlqen kjo. Nuk e di se kur do të ndodhë kjo, nëse do të jetë pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë vjet më vonë, por unë do të doja të kisha këtë përvojë në një Kupë Botërore”, deklaroi Guardiola.