Sfida e fundit e të riut Klorenc Dedja në MMA ka qenë në 18 nëntor të vitit të kaluar. Atë mbrëmje në Londër, “luftëtari” shqiptar mposhti rivalin brazilian Antonio Jorge Carvalho. Për 20 vjeçarin nga Shqipëria kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në “kafazin e frikshëm”. Seria e fitoreve në kafaz për Dedjan paralajmëron një të ardhme të ndritur në MMA.
Klorenc Dedja ka shprehur edhe më parë se ëndrra e tij është të ndeshet në UFC për titull, objektiv për të cilin ai po punon fort për ta arritur brenda një kohe të shkurtër.
“Synimi im është që të, ndeshem në UFC për titull. Sigurisht që jam në fillimet e mia të këtij sporti, dhe është një rrugë shumë e gjatë për të arritur atje. Por e di se çfarë dua, dhe çfarë duhet të bëj”, ka thënë Dedja gjatë një interviste për mediat shqiptare pak kohë më parë.

Edhe pse i lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe, Klorenc Dedja nuk i harron rrënjët shqiptare. Dhe pikërisht një tjetër ëndërr e tij është të zhvillojë një ndeshje në Tiranë përpara publikut shqiptar.
Trajnerët dhe ekspertët e MMA e shohin shqiptarin si të pamposhtur, dhe të ardhmen e këtij sporti luftarak. Ai konsiderohet prej tyre si i lindur për në kafaz (Born for the cage) vlerësim i cili e inkurajon dhe e motivon për të qenë lider i kafazit.