Saidja ka rrëfyer në emisionin “S’e Luan Topi” për gjendjen e saj shëndetësore, pasi në një prej episodeve të emisionit Për’puthen humbi ndjenjat. Ajo ka treguar se një gjë e tillë ka ndodhur nga ngarkesa e madhe emocionale që ajo ka pasur atë ditë.

“Për disa gjëra që unë kam kaluar e vogël janë disa gjëra që i përjetoj keq si për mirë, si për keq, ngarkesa emocionale, plus edhe stresi, isha lodhur shumë, atë ditë u mblodhën të gjitha dhe lumturia, dhe stresi dhe u bëra shumë keq dhe nuk po e përballoja dot më. Po i thosha Gertit që nuk jam mirë, nuk jam mirë, por jam më mirë tani”, tha Saidja.

Saide ishte e vetmja konkurrente në 5 edicione të Përputhen që mori një propozim për martesë live dhe u fejua zyrtarisht në emision. Gerti ishte ai vendosi ta surprizojë atë me 14 shkurt, në praninë e nënave të të dyjave palëve.