Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka paralajmëruar se pasojat e politikës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, do t’i bëjnë dëm vetëm Kosovës.

Ai shton se Kurtin nuk e sheh as si mik dhe as si partner të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Në një postim në platformën X, Arifi ka thënë se ambasadori amerikan në Prishtinë, ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj Kurti, për shkak të politikave të tij.

“Se ku të çon kjo rrugë pa kokë e qeverisë së Kurtit, si dhe pasojat e këtij devijimi nga politika kombëtare shqiptare do të shihen së shpejti”, ka shkruar Arifi.