Duket se marrëdhënia e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP mes Sara Gjordenit dhe Bardhi Idrizit është drejt fundit. Pas spektaklit të së shtunës ata kanë debatuar ashpër me njëri – tjetrin.

Teksa qëndronin të shtrirë të dy në krevat, Bardhi i ka thënë Sarës se ajo duhet t’i kërkojë falje. Por kjo duket se ka shkaktuar reagimin e modeles, e cila i është drejtuar duke i thënë se “përfundimisht duhet të ndahen”.

Këngëtari është shprehur gjatë debatit me Sarën se “kam thyer shumë principe për ty”, dhe se ajo “nuk ke bërë asnjë sakrificë”.

Kjo e ka lënduar së tepërmi Sarën, e cila i ka kërkuar që të largohet nga krevati dhe të mos i flasë më.

Me këto debate ata i kanë kthyer kurrizin njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet se raporti intim i krijuar mes tyre të ndërpritet këtu.

Megjithatë ngelet për tu parë sesi do të vazhdojë, pasi çifti edhe më parë janë grindur, por janë pajtuar sërish.