Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetvarur.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.
Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhtia e të shoqit, por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.
Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.
Viktima ka zbuluar çdo gjë në rrjetë sociale, përpara se të kryente aktin e rëndë, ai përmend bashkëshortin si shkaktar të vdekjes, njëkohësisht përfshin edhe emra të tjerë.
“Unë sot i jap fund jetës sime. E mira ishte të mos arrija këtu, po nuk mundem dot më. Është një histori shumë e gjatë së si durova deri në këtë ditë shpirti im e di. Hapen dyert e mortit Ilir Pali Durrës. Se Iliri ka qenë shkaktari i vdekjes time. Ai e shkatërroi familjen që harrita unë në litar jeta ime ka qenë shumë e zezë… Motra dhe vëllezër të gjithë lamtumirë. Nuk mundem më. Xhulio o bir ma bëj hallall…”, shkruan ajo në Facebook.