Dy banorë të rinj i janë bashkuar sot shtëpisë së Big Brother VIP dhe një prej tyre është Endrik Beba. Endrik ka pasur një histori dashurie me Sarën vite më parë prandaj kurioziteti ishte i madh sesi do të reagonte banorja.

Me të parë klipin prezantues të Endrikut, Sara u habit dhe e shprehu hapur që e njeh, megjithatë nuk zbuloi më shumë.

Takimi mes tyre ishte shumë i ftohtë ndërsa Sara u pa në siklet.