Këngëtarja e njohur Soni Malaj ishte e ftuar në një emisonin për të promovuar këngën e saj të re “Fiksim”. Emisioni nisi me performancën live të Sonit e shoqëruar nga banda buzikore. Gjatë intervistës ajo u pyet nga moderatori në lidhje me karrierën e saj ku ajo pranoi se së shpejti do të vijë me një hit të ri përsëri, por detajet i mbajti sekret.
Ish-pjestarja e grupit të njohur “Spirit Voice” u përball me disa prej refreneve më të njohura të këngëve të grupit, të cilat ngjallën nostalgji për këngëtaren. Malaj menjëherë filloi të fliste për sakrificat e prapaskenave të videoklipeve në atë kohë pa kursyer detajet.
“Kam humbur vetullat për të dalë në festival sepse në sallon ikën dritat dhe vajzat ndezën qiri, ndërsa i hidhnin llak flokëve dhe kështu morën vetullat flakë. U detyrova të përdorja laps pastaj” kujtoi Soni.
Ajo që mori vëmendjen në intervistë ishte pyetja ngacmuese e moderatorit në lidhje me një bit (melodi) të ngjashëm të këngës së Sonit dhe Dua Lipës.
“Si përfundim sa lekë të pagoi Dua Lipa?” pyeti moderatori.
“Ja falim Dua Lipës, a do dhe ndonjë këngë tjetër t’ja falim?” ja ktheu Malaj.
Reagimi i Sonit për herë të parë erdhi pasi muzikanti amerikan Jarred Jermaine krahasoi këngën “Dance the night” të Dua Lipës me këngën “Fuoristrada” të grupit Spirit Voice. Ndër të tjera këngëtarja pranoi se mes tyre nuk pati beteja ligjore dhe se ajo ishte mëse e gatshme t’i jepte jo vetëm një këngë por të katërta albumet e saj Duas. Mbi të tjera Soni e kishte parë të gjithën këtë si kënaqësi dhe jo si vjedhje apo diçka e ngjashme. Gjithsesi kjo rastësi mbetet thjesht e tillë, dhe deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga ana e Dua Lipës mbi këtë çështje.